AktualitetPolitikëTë fundit

“Anti-Shpifja”, Soreca: Presim me padurim vendimin e Komisionit të Venecias

Pasi Kuvendi vendosi që të shtyjë miratimin e projektligjit për mediat audio-vizive deri në një vendim nga Komisioni i Venecias, ka reaguar  edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luiggi Soreca.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ ambasadori tha se BE mirëpret vendimin e maxhorancës për shtyrjen e votimit të ligjit.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për Ligjin për mediat audio-vizive. Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”, shkruan Soreca.

 

Fraksion.com