Video e pazakontë; Pas tërmetit në Durrës, një burrë hedh gruan në tokë dhe largohet me shpejtësi
Mes videove të shumta të publikuara në rrjetet sociale, është edhe një moment i pazakontë, ku një burrë duket se ka kapërcyer çdo limit në përpjekje për të dalë jashtë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy personat po shikonin në frigoriferin e një supermarketi dhe sapo ndodh tërmeti, burri hedh në tokë gruan dhe largohet.
Pamjet, sa dramatike, aq edhe komike, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Disa thonë se pamjet janë filmuar në Tiranë dhe të tjerë në Durrës.
Fraksion.com