AktualitetBota+Të fundit

Turqia do të evakuojë shtetasit e saj nga provinca kineze Hubei

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se ministria turke e Shëndetësisë ka filluar punimet e nevojshme për evakuimin e shtetasve turq nga provinca kineze Hubei, për shkak të epidemisë së koronavirusit,.

Në njoftimin e bërë nga ministria e Jashtme, thuhet se ministria dhe ambasada turke në Pekin janë në një kontakt të rregullt me shtetasit turq në provincë, duke i informuar dhe drejtuar ato.

“Kanë filluar punimet për sigurimin e evakuuimit të shtetasve tanë dhe familjeve të tyre nga provinca Hubei, kryesisht nga Wuhan, për shkak të koronavirusit të ri (2019-nCoV) të shfaqur në Wuhan të Hubei”, thuhet nga ministria, duke shtuar se ministria e Shëndetësisë i ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Nga ministria gjithashtu theksojnë se edhe zhvillojnë kontakte të ngushta me autoritetet kineze.

Në njoftim është rikujtuar edhe paralajmërimi për udhëtim më 27 janar, duke shtuar se ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat në lidhje me shëndetin publik.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të virusit nCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre, ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Ndryshe, 132 njerëz kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri i cili për herë të parë u vërejt më 12 dhjetor në qytetin Wuhan, ndërsa gjithsej 5.974 janë infektuar./AA

 

Fraksion.com