“Takimi me Stoltenberg”; Rama: Shqipëria përtej nevojës i mbetet angazhimit të buxhetit dedikuar NATO-s
Në vijim të vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE, u prit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Rama shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Shqipëria përtej nevojës për buxhetin dhe operacionin e madh të rindërtimit, i mbetet angazhimit të saj për buxhetin e dedikuar për NATO-n dhe do vijojë që ti përmbahet këtij angazghimi. Ne e konsiderojmë NATO-n si pjesë të rëndësishme të punës sonë në OSBE dhe faktor të rëndësishëm, për ta bërë të rëndësishëm funksionin tonë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehu falenderim për mbështetjen në rajon, duke mbështetur zhvillimin mjaft të mirëpritur Prishtinë-Beograd, për rivendosjen e linjës ajrore, ai tha se është një hap mjaft i rëndësishëm dhe që duhet ndjekur nga të tjerët, në zhvillimin rajonal.
Nga ana e tij Sotltenberg vlerësoi bashkëpunimin NATO-OSBE, duke cilësuar si fokus të veçantë krizën në Ukrainë.
Fraksion.com