Polici që vdiq tragjikisht në Prizren shpallet “Hero i Kosovës”
Sami Thaqi, polici i rënë në krye të detyrës është shpallur “Hero i Kosovës” nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook vet presidenti teksa ka thënë se vendimin e ka marrë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese.
Thaçi ka shkruajtur se heroizmi i Sami Thaqit, Enver Zymberit dhe dhjetëra policëve të rënë në detyrë është krenari e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”.
Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë./ lajmi.net.
Fraksion.com