AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Muxhahedinët, Rama: Strehimi i njerëzve në rrezik, pjesë e traditës sonë

Sot në Bruksel në konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria i ka strehuar muxhahedinët dhe do vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

Ai tha se Shqipëria ka pranuar t’i japë strehë disa mijëra njerëzve, jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi i Teheranit.

“Është pjesë e asaj çka ne jemi, e traditës sonë. Ne kemi qenë vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj dhe vendi ynë ishte një shtëpi e sigurt për ta. E kemi bërë edhe këtë gjë si një operacion humanitar”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se nuk do të ndryshohet tradita dhe qasja tonë kundrejt këtyre njerëzve.

Lidhur me aktivitetet e dyshuara keqbërëse në Shqipëri, Rama tha se, “Kemi dëbuar diplomatët dhe njerëz të tjerë, që janë jashtë aktivitetit të rregullt të pjesës diplomatike”.

Fraksion.com