Moti sot, e mërkurë 29 janar 2020
Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në pjesën qendrore dhe veriore reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët. Prej mesditës reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – perëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatar duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/12 | re shi |
| Kukës | 7/10 | re shi borë |
| Lezhë | 8/13 | re shi |
| Dibër | 4/5 | re shi borë |
| Durrës | 9/15 | re shi |
| Tiranë | 9/15 | re diell shi |
| Elbasan | 9/14 | re diell shi |
| Berat | 8/15 | re diell shi |
| Vlorë | 9/16 | re diell shi |
| Korçë | 5/10 | re diell shi |
| Gjirokastër | 6/14 | re diell shi |
| Sarandë | 10/16 | re diell shi |
Fraksion.com

