AktualitetPolitikëTë fundit

Alibeaj: SPAK vendim të paligjshëm për të mos hetuar dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot në lidhje me vendimin e SPAK për të mos hetuar dosjen 184 për zgjedhjet në Dibër.

Në një deklaratë për mediet,  Alibeaj tha se “vendimi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ishte i paligjshëm dhe politik për të mos hetuar krimin e rëndë të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër. Pas vendimit që synon varrosjen e dosjes 184, Partia Demokratike e konsideron Arben Krajën një shërbëtor tjetër të Ramës në drejtësi”.

“Ky është një nga ato vendime që minojnë besimin e opinionit publik tek reforma në drejtësi, për të cilën janë hedhur miliona euro dhe dollarë për t’i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë së zyrtarëve në nivele të larta”, -tha ai.

Po ashtu Alibeaj tha se “Partia Demokratike ka paralajmëruar gjithashtu, se dosjet 339 dhe 184 për shitblerjen e votave janë një nga testet e mëdha, nëse do të kemi apo jo SPAK të vërtetë, siç e presin shqiptarët. Me vendimin për të refuzuar hetimin e dosjes 184, Arben Kraja, tregoi se SPAK është në rrezik të kthehet në një shtojcë të partisë në pushtet duke dëmtuar rëndë imazhin, integritetin dhe besimin e shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion”.

 

Fraksion.com