AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Varhelyi: Ballkani Perëndimor të përfitojë nga presidenca kroate e BE-së

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi deklaroi gjatë një takimi me kryetarët e dy dhomave të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës se presidenca kroate e Këshillit të BE-së do të ishte një shans për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai shtoi se Bosnje-Hercegovina duhej të kryente reformat e nevojshme.

Sipas një deklarate nga parlamenti boshnjak, Varhelyi tha se samiti i ardhshëm në Zagreb ishte një mundësi për të vënë fokusin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të nxitur gjithashtu zhvillimin e arsimit dhe ekonomisë.

Ai shprehu shqetësimin për fluksin e migrantëve në rajon.

Delegacioni boshnjak shprehu angazhimin e plotë të vendit për anëtarësimin në BE duke theksuar se Bosnje-Hercegovina ishte e përqendruar në përmbushjen e kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat.

 

Fraksion.com