AktualitetTë fundit

Tërmeti tund Tiranën; Dy lëkundje të forta

Mbrëmjen e sotme në orën 21:15 minuta është regjistruar një lëkundje e fortë tërmeti,

Lëkundje janë ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë por edhe deri në Maqedoni.

IGJEUM njofton se tërmeti ishte me madnitude 4.8 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq.

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit  që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale

Lëkundja e fortë me madnitude 4.8 që goditi sonte Shqipërinë është shoqëruar edhe me disa paslëkundje të tjera, 4.1 në fshatin Bubq dhe 3.3  me epiqendër detin Adriatik.

Lëkundja sizmike sonte zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet.

 

Fraksion.com