AktualitetPolitikëTë fundit

Soreca takon raportuesen në PE për Shqipërinë

Situata aktuale politike në vend, përfshirë përparimin në drejtësi dhe reforma zgjedhore ishin në qendër të takimit që Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca zhvilloi sot një takim në Bruksel me Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos.

Soreca thekson se Santos do të vizitojë Shqipërinë nga data 20 deri më 22 shkurt.

“Takim i frytshëm sot me eurodeputeten Isabel Santos, Raportuesen për Shqipërinë. Diskutuam mbi situatën aktuale politike në vend, përfshirë progresin në reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Vijojnë përgatitjet për vizitën e saj në Tiranë më 20-22 shkurt”, tha Soreca.

 

Fraksion.com