“Shi, diell, borë”: Parashikimi i motit, e martë 28 janar 2020
Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura përgjatë pjesës më të madhe të ditës por nuk do të mugojnë edhe orët me diell.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme, por të dobëta dhe lokale në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të pasdites në zonën e veriut reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në verilindje dhe veri në lartësitë mbi 100 metër parashikohet reshje dëbore në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi deri në 15 m/s, duke sjellë det të dallgëzuar të forcës 1 deri 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/12 | Diell shi |
Kukës | 2/12 | Diell shi/bore |
Lezhë | 6/13 | Diell shi |
Dibër | 0/8 | Diell shi/bore |
Durrës | 5/15 | Diell shi |
Tiranë | 7/15 | Diell shi |
Elbasan | 6/14 | Diell shi |
Berat | 7/16 | Diell shi |
Vlorë | 8/16 | Diell shi |
Korçë | 1/10 | Diell shi/bore |
Gjirokastër | 6/14 | Diell shi |
Sarandë | 7/16 | Diell shi |
Fraksion.com