Pengmarrja e Jak Prengës: Ngarkesa shumë e madhe e kokainës; Makina i përkiste një këngëtareje
Top Channel mëson se në hetimin e çështjes janë përfshirë edhe autoritet britanike .
Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë sasinë e drogës, kokainë, por nuk ka ndodhur kështu.
A.P është kontaktuar nga organizata dhe detyra e tij ishte të nxirrte kokainën me sasi prej 280 kg nga porti në Angli, ai e ka nxjerrë atë, por nuk e ka dorëzuar, prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.
Rrëmbimi i Jak Prengës siç raportoi gazetarja Anila Hoxha është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.
Prenga nga vështrimi i kamerave dhe provave te tjera është futur i gjallë në resort dhe më pas është nxjerrë i pajetë prej aty, ku u zhduk dhe trupi më pas.
Kokaina ishte porositur nga anëtarët e organizatës, prandaj edhe ata u hakmorrën, por situata duket se u doli nga kontrolli.
Fraksion.com