AktualitetTë fundit

Pengmarrja e Jak Prengës, kush është ish- kreu i organizatës kriminale të heroinës i shpallur në kërkim, iu sekuestruan 10 milion euro

Altin Hajri është një nga personat i cili është në kërkim nga Policia për pengmarrjen e Jak Prengës në Kamëz.

Pista kryesore tashmë është Shijaku për shkak të kontrolleve që bëri ditën e djeshme RENEA si dhe lidhjen e një prej vëllezërve të Prengës me një grup kriminal të trafikut të drogës në Shijak.

Dhe pikërisht një ngarkesë e paçuar kokaine në Shijak mund të jetë dhe shkaku i pengmarrjes. Dyshohet se ky grup i Shijakut po i bën presion vëllait të Jak Prengës, i cili ndodhet në burg në Angli për një sasi kokaine të padorëzuar.

Por kush është Altin Hajri?

Altin Hajri është një person i njohur në fushën e trafikut të drogës në nivele ndërkombëtare. Dyshohet se ai transportonte heroinë nga Afganistani, e sillte në Shqipëri dhe më pas drejt Italisë.

Bashkë me vëllain e tij, Emiljano Hajrin ata kishin ngritur një organizatë kriminale në verilindje të Italisë dhe Shqipëri.

Në vitin 2010 autoritetet italiane ranë në gjurmët e organizatës për ta finalizuar me operacionin ‘Enigma’ në 2015 që çoi në sekuestrimin e 200 kg heroinë, 325 kg marijuanë, çmontimin e dy laboratorëve për përpunimin e heroinës si dhe arrestimin e 16 personave dhe 21 urdhër- arrestet. Po ashtu Altin Hajrit iu sekuestruan  10 milion euro pasuri./BW

 

Fraksion.com