AktualitetPolitikëTë fundit

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani e Greqi/; Rama: E kam biseduar këtë kërkesë drejtëpërdrejtë me kancelaren

Kryeminiatri Rama ka dhënë lajmin e mirë në lidhje me njohjen e lejeve të drejtimit në Gjermani e Greqi.

Rama shkruan në Facebbok-un e tij se e ka diskutuar këtë kërkesë drejtëpërdrejt me kancelaren Merkel dhe në shkurt një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë do të mbërrij në Shqipëri për të bërë një raport në funksion të procedurës.

Kryeministri gjithashtu ka njoftuar se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit.

Postimi i plotë:

“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave🇦🇱😊🇩🇪

Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona.”

 

Fraksion.com