Koronavirusi: “Ambasada po mundohet të më nxjerrë nga Wuhani; Jam shqiptarja e vetme që kam mbetur këtu
“Kam kryer analizat dhe kam thjesht një grip sezonal. Nesër kam një analizë tjetër për koronavirusin. E pas kësaj analizë shpresoj që të largohem nga Wuhani”, ka thënë ajo në lidhjnen live në edicionin informativ.
Momentet kur u sëmur ishin stresuese për Silvën dhe familjen e saj. Ajo jeton brenda në kampus dhe çdo ditë dorëzon një raport në universitet për gjendjen shëndetësore.
“Unë jetoj në konvikt dhe jemi gati me ushqime prej u dha alarmi. Na kanë dhënë termometra gjithashtu”, shton ajo.
Silva dëshiron të largohet nga Wuhani. I kanë ofruar shtëpi në qytete te tjera, por është e pamundur pasi askush nuk ka hyrë e nuk ka dalë nga qyteti në karantinë.
“Ambasada po mundohet të më nxjerrë nga Wuhani sepse jam shqiptarja e vetme që kam mbetur këtu”.
Fraksion.com