Life StyleTë fundit

“Historia ime”; Mirela Milori nuk i mban dot lotët; Qan në studio

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme solli një histori të pazakontë të një 13-vjeçareje, e cila jeton në kushte të vështira së bashku me mamanë e saj. Kjo e fundit është në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Vogëlushja në studio ka treguar dhunën që babai i saj ushtronte vazhdimisht ndaj tyre, por edhe vëshirësitë që kanë kaluar kur u larguan nga shtëpia.

Për një periudhë kohe, ajo dhe mamja e saj janë endur rrugëve pa ushqim dhe një strehë ku mund të qëndronin.

Në studio, Ana me zërin që i dridhej kërkon që të ketë edhe ajo një familje, të mund të festojë si gjithë të tjerët, të mos ketë mungesa në ushqime apo veshje, por edhe të përfitojë pensionin e babait të saj që është ndarë nga jeta./tvklan.al

 

Fraksion.com