AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

Hapja e Negociatave; Sot në Bruksel Samiti i Ballkanit Perëndimor

Kryetarët e parlamenteve nga Ballkani Perëndimor do të mblidhen sot në Parlamentin Europian, nën patronazhin e presidentit Sassoli për të diskutuar perspektivat europiane për rajonin, thuhet në një njoftim për shtyp nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET).

Kryetarët e parlamenteve nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të mblidhen për të diskutuar perspektivat europiane për Ballkanin Perëndimor.

Kroacia aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.

Samiti është organizuar nën patronazhin e presidentit Sassoli, në bashkëpunim me Komitetin e Punëve të Jashtme dhe delegacionet për marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor.

Bashkëpunimi parlamentar, e ardhmja e Europës dhe procesi i zgjerimit, i cili ka ngecur pas një mosmarrëveshjeje në Këshill për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, janë në axhendën e këtij samiti.

 

Fraksion.com