Bardhi: Kraja i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me kthimin e dosjes 184 në Dibër nga ana e SPAK.
“Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh Bardhi në një deklaratë për mediet.
Bardhi shton se “vendimi i Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë”.
“Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, për sa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë”, shprehet ai.
Po ashtu Bardhi shton se “Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”.
Fraksion.com