AktualitetTë fundit

“Vdiq në shtratin martesor nga mangalli”; Autopsia: Nuk ishte vetëvrasje

Rezarta Hajdari, 19 vjeç,ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje.

Kjo është përgjigjja e autopsisë për të renë që ndërroi jetë në muajin dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit në shtratin martesor, 5 ditë pasi ishte martuar me bashkëshortin e saj Olsi Hajdarin.

Edhe ky i fundit mbeti në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe në kushtet kur ende nuk fliste, u dyshua për vetëhelmim nga ana e të rinjve.

Me daljen nga spitali, Olsi Hajdari 27 vjeç tha se gjithçka ndodhi nga mangalli me prush që lanë ndezur teksa u shtrinë të flinin, por ky version nuk u besua nga familjarët e Rezarta Hajdarit, të cilët nuk e pranuan familjen e Olsit në ceremoninë e lamtumirës së të bijës.

Përgjiigja e autopsisë së Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe nëpërmjet postës po dërgohet pranë prokurorisë së Elbasanit.

 

Fraksion.com