Reforma zgjedhore; Ambasadori Norman ndjek nga afër takimin e grupit të punës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ndoqi nga afër mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
Ambasadori Norman ndoqi punimet e tryezës së sotme të Këshillit Politik, ku u miratua metodologjia dhe kalendari i punës për reformën zgjedhore.
“Duke vëzhguar takimin e parë të grupit të punës për reformën zgjedhore, që bashkon politikanë dhe ekspertë të maxhorancës dhe opozitës për bisedimet mbi reformat thelbësore”, tha ai, ndërsa ndau edhe një foto nga kjo tryezë.
Miratimi i reformës zgjedhore brenda datës 15 mars 2020 është vendosur si objektiv i punës së Këshillit Politik, ku bëjnë pjesë drejtuesit e komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvend./atsh
Fraksion.com