AktualitetPolitikëTë fundit

Rama nga Berlini: Faleminderit për solidaritetin dhe ndihmën, Gjermanisë dhe vendeve të tjera

Kryeministri Edi Rama është pritur në takim paraditen e sotme nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Ky takim i prin Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, e cila do të mbahet në datë 17 shkurt në Bruksel.

Pak para nisjes për në Gjermani, gjatë së dielës, Rama shkroi, “Për në Berlin për takimin me kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Ndërkohë gjatë të martën më 28 janar, Rama do të takohet me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ai i nisi takimet të enjten e lënë pas në Itali, prej nga bëri me dije se kostoja e rimëkëmbjes së zonave të shkatërruara nga tërmeti përllogaritet deri tani të jetë afro një miliardë euro.

“Kam ardhur enkas për Konferencën e Donatorëve. Faleminderit për solidaritetin dhe ndihmën si nga Gjermania, ashtu dhe nga vendet e tjera”, tha Rama në fjalën e tij të shkurtër.

 

Fraksion.com