AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk është përjashtuar ndryshimi i sistemit”; Hajdari: Do ketë ndërhyrje në kushtetutë

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore pas takimit të ekspertëve dhe përfaqësuesve politikë për këtë reformë.

Hajdari tha se nuk është përjashtuar nga tryeza diskutimi për sistemi politik, ndërsa shtoi se ndryshimet mund të sjellin edhe riformulim të Kushtetutës.

“Ramë dakord për kalendarin, çështjet që do shtrojmë. Asgjë nuk është kufizuar në trajtim. Do trajtohet sistemi zgjedhor, çështja e votës së diasporës. Të gjitha këto duan kohë dhe seriozitetin e duhur që ne të kemi dakordësi. Duhet të arrijmë një produkt final, më të përshtatshmin për shqiptarët për t’i garantuar atyre të drejtën e të zgjedhurit.

Ju garantoj që në vijim e sipër e rëndësishme mbetet transparenca e kësaj tryeze dhe mbikëqyrja e kësaj tryeze nga ndërkombëtarët. E shikoj 15 marsin si një datë ambicioze. Ekspertët do ulen dhe 15 marsi do jetë afati i fundit kur ne do biem dakord. Do ketë nëse do jetë e nevojshme edhe ndërhyrje në kushtetutë. Nuk do të ketë thjesht një ndryshim për makiazh. Kjo reformë zgjedhore duhet të merret seriozisht dhe të çohet deri në fund”, tha Hajdari.

 

Fraksion.com