Misteri i pengmarrjes në Kamëz; Forcat e RENEA-s, kontrolle në zonën e Shijakut
Forca të Reneas po kryejnë kontrolle në zonën e Shijakut, pas dyshimeve se persona nga kjo zonë janë përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz.
Burime vendore bëjnë të ditur se kontrolle janë bërë dhe në kompleksin “Golden” të vëllezërve Hajri.
Disa orë pas rrëmbimit të Prengës, më 17 janar, një automjet i bardhë “Range Rover”, që u dyshua se u përdor në rrëmbimin e Prengës, u gjet në Shkallnur të Durrësit i djegur. Dyshimet kryesore mbi pengmarrjen janë për një larje hesapesh mes personash të përfshirë në trafikun e narkotikëve./tch
Fraksion.com