AktualitetRajoniTë fundit

Ministri grek i Mbrojtjes: Jo Demilitarizimi i Ishujve nën kërcënim

Asnjë ishull që është nën kërcënim nuk do të demilitarizohet, deklaroi të shtunën Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, në përgjigje të një deklarate të homologut të tij turk.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar të mërkurën deklaroi se Greqia ka militarizuar në mënyrë të paligjshme 16 ishuj në Egje.

Duke hedhur poshtë deklaratën e Akar, Panagiotopoulos tha se “Greqia nuk provokon, nuk shkel të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk do të donte të shihte të drejtat e veta të shkelura.”

Panagiotopoulos shtoi se, “Ne do të përgjigjemi, nëse është e nevojshme, nëse besojmë se linja është kapërcyer. Kjo do të thotë se ne po shqyrtojmë të gjitha skenarët, madje edhe atë të angazhimit ushtarak. ”

Ministri i mbrojtjes sqaroi më tej se është kryeministri ai që vendosi nëse Greqia do të përgjigjet ose nëse do të ketë një angazhim ushtarak. Nëse kryeministri nuk mund të përgjigjet, atëherë i takon udhëheqjes politike të Ministrisë së Mbrojtjes të vendosë. “E gjithë kjo është e hapur, por uroj që koha të mos vijë kurrë”

Panagiotopoulos vuri në dukje se “Turqia kurrë nuk ka treguar një sjellje të tillë provokuese në të kaluarën e fundit”, duke theksuar se të gjitha këto sfida “janë metodike dhe bazohen në një sistem”.

Duke iu referuar thirrjes së mundshme të Turqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ministri i Mbrojtjes tregoi kundërshtitë e vendit fqinj. Ai tha se ndërsa nuk e njeh Ligjin e Detit, ai do të apelojë në gjykatë dhe do të kërkojë një seancë dëgjimore për përcaktimin e zonave detare.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për çështjen Libiane, ministri i mbrojtjes përjashtoi përfshirjen ushtarake të Greqisë në vend, duke deklaruar se “Greqia nuk dëshiron të përfshihet në polemikat e Libisë nga ana ushtarake, por ajo ka mbështetur politikisht Haftarin, dhe kjo vjen si rezultat i vizitës së tij në Athinë, “tha ai.

 

Fraksion.com