AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Merkel

Presidenti Ilir Meta përshëndeti sot angazhimin e përsëritur të kancelares Angela Merkel gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kreu i shtetit shprehet se zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë.

“Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë”, – tha Meta.

 

Fraksion.com