AktualitetPolitikëTë fundit

Merkel: Në mars hapja e negociatave me Shqipërinë dhe MV

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se do të kërkonte fillimin e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të BE-së në muajin mars.

“Mbi të gjitha, ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje në Këshillin e ardhshëm Europian në mars për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Merkel për gazetarët në Berlin, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

“Të dy vendet kanë bërë shumë përparime”, theksoi ajo.

“Tani do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara në mars”, përfundoi Merkel

Vizita e Kryeministrit në Gjermani, i prin Konferencës së Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, e cila do të mbahet në datë 17 shkurt në Bruksel.

 

Fraksion.com