AktualitetPolitikëTë fundit

Mblidhet këshilli politik për Reformën Zgjedhore

Eshtë mbledhur sot për herë të dytë  tryeza mes palëve për Reformën Zgjedhore ose e ‘marrëveshjes’   ku marrin pjesë Damian Gjiknuri- Rudina Hajdari nga parlamenti dhe Petrit Vasili- Oerd Bylykbashi nga opozita jashtë parlamentare.

Tryeza do të mbahet tek  me dyer të mbyllura. Mësohet se sot do të diskutohet mbi kalendarin konkret të punës që do të bëhet nga ekspertët deri më 15 mars, ditën kur do të miratohet ‘produkti’ në Parlamet.

Po ashtu përfaqësuesit politikë kanë dhe ekspertët e tyre që janë përcaktuar pas arritjes së marrëveshjes dhe që do të merren me hartimin e Reformës Zgjedhore në Këshillin Politik.

Në marrëveshjen e gjerë politike për reformën zgjedhore në Shqipëri, palët politike angazhohen për kryerjen e saj deri në 15 mars të këtij viti.

Marrëveshja është konkretizuar në një dokument të firmosur nga përfaqësues të PS, PD dhe LSI ku palët  marrin përsipër të bashkëpunojnë, negociojnë dhe kryejnë reformën zgjedhore.

Palët kanë rënë dakord që reforma të diskutohet dhe vendoset jashtë parlamentit, në tryezën politike të partive dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga Parlamenti.

 

Fraksion.com