“Holokausti”; Basha: Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve
“Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Basha tha se “sot, më 27 janar, përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit”.
Ai u shpreh krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Fraksion.com