Life StyleTë fundit

“Filmonte çdo performancë të vajzës”; I ati i nxjerr fotot një prej emrave më të njohur në botë

Babai i Meghan Markle ka publikuar fotografinë e vajzës në moshën 16-vjeçare në një skenë në gjimnaz.

Në imazhet e publikuara, ai shton se ajo po luante “diçka të mahnitshme”.

Aty shfaqet me një body të bardhë ku vëmendjen e marrin linjat e saj të mira trupore. 74-vjeçari tha se vajza do të shokohej nëse do e shihte performancën tani.

Thomas tregoi se filmonte çdo performancë të vajzës kur po rritej dhe po bëhej një prej aktoreve më të mira.

Meghan Markle, e njohur si Dukesha e Sussexit e filloi karrierën shumë shpejt në gjimnazin “Immaculate Heart” në Los Anxhelos.

Më parë u përfol se babai i saj, Thomas Markle, ka bërë marrëveshje për një dokumentar, i cili premton skandale rreth saj. Babë e bijë nuk kanë raporte të mira dhe nuk flasin prej së paku dy vitesh.

Edhe imazhet janë pjesë e dokumentarit që u transmetua në ‘Channel 5’, me titull “Thomas Markle: My Story”.

Ndër të tjera, Thomas Markle thotë për të bijën se “Për të meshkujt janë thjesht shkallë drejt famës. E tradhtonte burrin e parë fshehurazi. Është e ndyrë… më vjen turp”.

Ai thotë se nuk u befasua aspak që e bija Meghan zhgënjeu familjen mbretërore angleze, duke marrë në Kanada me vete princin Harry.

 

Fraksion.com