Emërohen zyrtarët që do të negociojnë linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd
Ministri në largim i Infrastrukturës dhe Transportit në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj ka autorizuar Xhemë Veselin, drejtor i Departamentit dhe Infrastrukturës tokësore dhe Ramë Çupevan, drejtor i Infrastrukturës rrugore që të udhëheqin negociatat për fillimin e linjës hekurudhore me Serbinë.
Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të takohen të hënën në Berlin të Gjermanisë, për të diskutuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell rreth vendosjes së linjës hekurudhore midis dy vendeve.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Lekaj ka thënë se pala kosovare është e përgatitur për arritjen e një marrëveshjeje.
Përveç linjës hekurudhore, më 20 janar 2020, delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë, kanë nënshkruar një letër të interesit për hapjen e linjës ajrore në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kompania gjermane, “Lufthansa”, do të operojë në këtë linjë.
Fraksion.com