AktualitetBota+Të fundit

DW: Oferta të shumta për punonjësit

Personat e kualifikuar në Gjermani kanë mundësi të përzgjedhin vende të punës. Sipërmarrësit i joshin ata me oferta të ndryshme.

Këto gjëra njihen në botën e Startups: Tavolina për lojëra, shporta me pemë, apo birra dhe verë të mirë në vendet e punës. Ofertat si joshje për pranimin e një vendi të punës, për pionierët e botës digjitale, të cilët kanë aftësi të veçanta dhe të cilët ishin të gatshëm të ofrojnë shumë, për rroga jo tepër të mëdha.

Por gjërat ndërkohë kanë ndryshuar dhe sipërmarrjet po angazhohen të gjejnë rrugë të tjera për joshjen e punëtorëve të nevojshëm. Në shumë fusha ka mungesë të fuqisë punëtore – në këto sipërmarrje nuk kërkohen vetëm më të kualifikuarit por edhe të tjerë. “Tani kemi një treg të punëmarrësve dhe jo të punëdhënësve”, nënvizon kryetari i shoqatës së IT Bitkom, Achim Berg.

Symbolbild Feel-Good-Manager (Colourbox/Aleksandr)

Feel-Good-Manager

Konkurset për punë, ku kërkoheshin kushte të ndryshme kanë ekzistuar dje, ndërsa sot duken më ndryshe. “Karshi tavolinave për lojëra të ndryshme, dy drejtorët tanë, “Feel-Good-Manager”, kujdesen tek ne që kolegët të ndjehen mirë në sipërmarrjen tonë”, thuhet në një prej konkurseve për punë, ku kërkohen ekspertë të informatikës. “Ata të mbështesin për zhvendosjen tënde nga një qytet tjetër tek ne, në kërkimin e një apartamenti për banim, apo organizimin e eventeve dhe takimeve të ndryshme.”

Federike Schröder flet për një garë mes sipërmarrjeve për punëtorët më të mirë. Sipërmarrjet kërkojnë fuqi të kualifikuar punëtore me oferta të ndryshme. Një sipërmarrje në Berlin ka rreth 250 bashkëpunëtorë, por aktualisht ajo ka edhe 60 vende të lira pune. Më së shumti kërkohen specialistë të informatikës, në radhë të parë ata që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale.

Kërkesat e të rinjve

Star Kick Fußball Roboter (DW)

Në zyrat e sipërmarrjes në Berlin punojnë njerëz nga 28 kombe të ndryshme. Mesatarja e moshës së tyre është rreth 30 vjet. Brenda mund të shohësh pajisje të ndryshme, lojëra, shporta me pemë, molla, banane, mandarina. Pijet janë në bar, automatë për kafe…

Ata që vijnë sot nga universiteti në tregun e punës kanë kërkesa më të mëdha, thotë Friderike Schröder. “Ata kërkojnë më shumë fleksibilitet, orare më të shkurtra pune dhe më shumë kohë të lirë.” Një ndër pyetjet e para, kur paraqiten për punë është: “Si qëndron puna me rrogën dhe cilat benefite ofroni ju?”

Jo të gjithë kërkojnë kushte

Njerëzit kanë kërkesa individuale dhe interesa të ndryshme, varësisht nga faza e jetës. Ata kërkojnë ndonjë biletë për udhëtim, kushte më të mira për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve, anëtarësi në klube dhe shoqata të ndryshme të sportit.

Pressefoto Rückbau Steinkohlezeche Prosper-Haniel in Bottrop (RAG/Volker Wiciok)

Ndërkohë standardet janë rritur, ka konstatuar Shoqata e IT Bitkom, në një studim në 856 sipërmarrje. Ofertat për punë janë më fleksibël, ofrohen mundësi për përgatitje më të mirë profesionale dhe përparim në karrierë, ofrohet teknika më e re mobile, e cila mund të përdoret edhe për qëllime private.

Makinat zyrtare kanë qenë dikur simbol i statusit, ndërsa tani këto i vlerësojnë si një argument të fuqishëm për pranimin e një pune, vetëm 12% e të anketuarve. Rrogat mbimesatare luajnë rol vetëm për 9% të personave të anketuar. Dy përqind e punëdhënësve janë të gatshëm të ofrojnë edhe një bonus në para, në forma të ndryshme.

Friderike Schröder thotë se ofertat materiale janë vetëm një pjesë e rëndësishme për të joshur punëmarrësit. Ndërkohë njerëzitë nuk janë të interesuar vetëm për para, por kërkojnë një punë e cila ofron edhe kënaqësi dhe ofron mundësi të ndryshme.

Espresso Maschine Kaffee Kaffee Tasse Espresso Tasse (Fotolia/shirophoto)

Në listën e benefiteve i kushtohet një rëndësi shumë e madhe zhvillimit personal të punëmarrësit, përmes ofertave dhe trajnimeve të ndryshme, shpjegon Schröder.

Por ekspertët thonë se tek punëmarrësit nuk kërkohen vetëm kualifikime dhe ekspertizë. Nga kandidatët kërkohet edhe gatishmëri për punë, aftësi integrimi në ekip, vullnet për fitore në punë, përzemërsi dhe gatishmëri për të ndihmuar tjetrin. Me rëndësi është që bashkëpunëtorët të jenë të kënaqur me punën dhe në punë. “Njerëzit mbeten në një sipërmarrje për shkak të njerëzve të tjerë që punojnë aty”, nënvizon Schröder.

Fraksion.com