AktualitetPolitikëTë fundit

Aplikimi online për rindërtimin; Ahmetaj: Përfitoni nga programet e rindërtimit

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u bëri thirrje sot qytetarëve të prekur nga tërmeti, që nga dita e mërkurë, 29 janar e në vijim, të aplikojnë pranë sporteleve të posaçme të platformës “SHTËPIA IME”, në çdo njësi administrative, për të përfituar nga programet e rindërtimit.

Ministri Ahmetaj sqaroi po ashtu procedurat se si mund të regjistrohet kërkesa në platformën online të aplikimit për programet e Rindërtimit.

“Kërkesa juaj do të regjistrohet në platformën ‘SHTËPIA IME’ nga stafet e dedikuara në sportele, të cilat me pëlqimin tuaj, do të marrin përgjegjësinë e plotësimit të gjithë dokumentacionit të nevojshëm brenda 30 ditëve nga dita e aplikimit, për të kaluar në fazën tjetër të përfitimit”, tha Ahmetaj.

Ministri u shpreh se “aplikacioni është tejet i thjeshtë, transparent dhe mbi të gjitha, ju jep mundësinë të ndiqni nga celulari juaj, ecurinë e aplikimit tuaj në çdo kohë”.

 

Fraksion.com