AktualitetBota+Të fundit

(Video) “Askush të mos fleje aty poshtë”; Biseda rrënqethëse nën rrënojat e tërmetit

Deri më tani janë konfirmuar 22 viktima dhe 1035 persona të plagosur nga tërmeti në Elazig, Turqi.

Në media është publikuar momenti ku një nga personat e kërkimshpëtimit komunikon me një zonjë të quajtur Azize që gjendej nën rrënoja dhe i kërkon që të komunikojë me të gjithë.

“Ne do jemi aty shumë shpejt, rri e qetë. Ajo që kërkoj nga ti Azize është që fol me të gjithë, askush të mos fleje aty poshtë. Jemi të gjithë lart, në rregull Azize. Vetëm rri e qetë, ti je një nënë, në kskëtë moment ti je nëna e çdo personi aty poshtë”.

Pas shumë përpjekjeve më në fund, gruaja është nxjerrë e gjallë nga rrënojat. Nga momenti i fillimit të operacionit të kërkim-shpëtimit, rreth 40 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit. Deri më tani kanë mbetur të vdekur 22 persona nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

 

Fraksion.com