Shoferi humb drejtimin; Trajleri del nga rruga në Librazhd
Në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas është rregjistruar në aksident.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.
Automjeti i tonazhit të rëndë i llojit trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalē jashtë rruge.
Nuk ka patur pasoja të rënda edhe pse në rrugë ka patur qarkullim të automjeteve të tjera.
Rruga aktualisht është e qarkullueshme në një kah.
Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku përfundoi pasi ka dalë nga rruga.
Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.
Fraksion.com