AktualitetBota+Të fundit

Kuronte të infektuarit në Kinë, vdes doktori i parë nga koronavirusi

Një doktor në vendin e origjinës së koronavirusit, Wuhan ka vdekur pikërisht prej këtij virusi. Sipas The Guardian, prej ditësh 62- vjeçari Liang Wudong po kuronte pacientët e infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye u infektua edhe vetë.

Ndërkohë në Wuhan po ndërtohet një tjetër spital pasi nuk mjafton për pacientët ndërsa qeveria kineze ka dërguar përforcime mjekësore në këtë qytet i cili po ngjall frikë në të gjithë globin.

15 qytete në Kinë janë izoluar teksa virusi Wuhan po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin. Popullsia e këtyre qyteteve arrin në një total prej 57.2 milion banorësh.

Këto qytete ndodhen në provincen Hubei, e cila është epiqendra e virusit.  Çdo urdhrër bllokimi ndryshon nga qyteti në qytet, por të gjithë po përjetojnë ndalimin e shërbimeve të transportit publik.

Në Wuhan, popullsia e të cilit është 11 milion banorë, dhe afër Huanggang me një popullsi prej 7.5 milion banorë, marketet dhe kinematë janë mbyllur. Rrugët janë te bllokuara, gjithashtu edhe transporti hekurudhor si dhe ai ajror.

 

Fraksion.com