Rama në shtëpinë e re të familjes Sula: Shtëpitë e reja me standarde antisizmike
“Sot që në mëngjes e kemi filluar punën, me ditën me një grup ekspertësh të huaj për rindërtimin për të parë disa module të reja ndërtimesh, kanë shkuar edhe në bashki. Po shikojmë këto teknologjitë e reja që janë për ndërtime antisizmike dhe moderne që ka disa terminologji fantastike, që janë me një mundësi për të ndërtuar më shpejt dhe në mënyrë ekologjike”, – nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se “për pjesën më të madhe të njerëzve ka filluar jeta normale, kanë filluar prapë llafet e kazanit. Por për mua fillon tërmet dhe mbaron tërmet dita, pasi kjo punë është prioriteti ynë kryesor. Çdo ditë kemi një takim në mëngjes për tërmetin, një në darkë, pastaj gjatë ditës janë të gjithë ata të angazhuar që punojnë”.
Sipas tij, ideja është që ti kthejmë të gjithë në shtëpi më të mira se i kishin.
“Kemi edhe zonat e mëdha që po ndërtojmë në Tiranë, Durrës, Laç e kudo , shkolla e spitale kemi goxha punë, por do t’ia dalim. Ka qenë goditje shumë e madhe dhe një dëm shumë i madh, por i kemi marrë masat dhe do shkojmë në Gjermani, Bruksel. Sot vjen Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do flasim për këtë punë, do bëjmë çmos që të kemi sa më shumë shpejtësi në këtë punë”, – theksoi Rama.
Kreu i Bashkisë u shpreh se për ndërtimin e kësaj shtëpie në kohë rekord janë përdorur standardet më të larta të ndërtimit, dhe siguroi se e njëjta cilësi do të ndiqet edhe për banesat e tjera.
Menjëherë pas tërmetit të 21 shtatorit, bashkia e Tiranës mori përsipër rindërtimin e të gjithë shtëpive të shpallura të pabanueshme. Thirrjes së saj iu bashkuan edhe shumë kompani të cilat bënë të mundur dhe futjen e familjeve të prekura në banesat e reja në kohë rekord.
Fraksion.com