“Po të mos çlirohej, Afrini do të bëhej qendra më e madhe e drogës në botë nga PKK-ja”
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, tha se po të mos çlirohej qyteti sirian Afrin nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit”, qyteti do të bëhej qendra më e madhe e drogës në botë nga ana e organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Soylu, këtë vlerësim e bëri gjatë një takimi vlerësues të luftës kundër krimeve narkotike në qytetin jugor të Turqisë, Antalya.
“Paqëndrueshmëria, pabarazia e të ardhurave, terrorizmi dhe dhuna të cilën e kryejnë nëpërmjet luftërave të deleguara që e krijuan në Lindjen e Mesme, shkakton trafikun e drogës dhe migrimin. Po të mos e zhvillonim operacionin ‘Dega e Ullirit’ në Afrin, qyteti do të bëhej qendra më e madhe e drogës në botë nga ana e PKK-së”, tha Soylu.
Duke folur për lidhjen e PKK-së me Evropën ose SHBA-të, ai tha se me vite të tëra këto vende nuk kanë hezituar t’u japin armë, të sigurojnë të drejtën e azilit për militantët e tyre, t’i mbështesin në mënyrë direkte financiarisht.
“Janë në një gabim të tillë; për arsye se PKK nuk zhvillon aktivitete të armatosura terroriste në vendet e tyre, janë duke injoruar terrorin e drogës”, u shpreh Soylu.
Mes tjerash, ministri turk i Brendshëm, gjithashtu foli edhe për luftën që Turqia kryen ndaj trafikut dhe përdorimit të drogës.
“Në vdekjet e lidhura me drogën në vitin 2018 numri ra në 657, ndërsa shifra për vitin 2019 është 255”, tha ai.
Fraksion.com