AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi: Kina konfirmon 830 raste, Pekini anulon aktivitetet për Vitin e Ri

Kina konfirmoi 830 raste me pneumoni të shkaktuar nga koronavirusi i ri në 29 rajone në nivel province.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi ky virus u ka marrë jetën 25 vetëve, 24 e të cilëve në provincën Hubei dhe 1 në provincën Hebei.

Deri të enjten, Kina njoftoi se janë mbi 1,000 vetë të dyshuar për infektim me këtë virus.

Ndërkohë Pekini ka anuluar aktivitetet në shkallë të gjerë për Festën e Pranverës për të parandaluar dhe kontrolluar pneumoninë e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Kjo masë synon të minimizojë grumbullimin masiv të banorëve në kryeqytetin kinez dhe hyri në fuqi të enjten.

Ngjarjet dhe aktivitetet që janë organizuar zakonisht në Pekin gjatë Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez) përfshijnë vajtjen në tempuj dhe sportet e ekspozitat dimërore.

 

Fraksion.com