DW: Gjermanët, duhet të vazhdojë trajtimi i së shkuarës nacionalsocialiste
Më 27 janar kremtohet 75 vjetori i çlirimit të kampit të përqëndrimit Auzhvic. Një sondazh i autorizuar nga DW tregon, se gjermanët duan ta ruajnë të gjallë kujtimin për mizoritë e nacionalsocializmit.
Para 75 vjetësh Ushtria e Kuqe liroi ata pak të mbijetuar që kishin mbetur në kampin e perqendrimit Auzhvic. Mbi një milionë vetë u vranë atje, kryesisht hebrej. Më 1996, 27 janari me nismën e presidentit të Gjermanisë, Roman Herzog u shpall zyrtarisht dita përkujtimore për viktimat e nacionalsocializmit, më 2005 OKB-ja pasoi duke e shpallur këtë datë si ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Vitet e fundit në Gjermani sërish është forcuar antisemitizmi, aktet e dhunës me sfond antisemitizmin janë shtuar e madje gjermanët e besimit hebre gjithnjë e më shpesh po sulmohen hapur nëpër rrugë. Pika kulmore tragjike u shënua me sulmin në Halle më 9 tetor 2019: ky sulm ishte një përpjekje për të mësyrë në ditën e kulmit të festës hebreje Jom Kippur në sinagogë dhe për të vrarë të 51 besimtarët e mbledhur atje.
Sa e rëndësishme është për gjermanët në këto kohë kultura e kujtesës ndaj Holokaustit? Deutsche Welle autorizoi infratest dimap, që të hulumtojë këtë pyetje. Institucioni infratest dimap për hulumtimin e opnioneve shoqërore zhvilloi një sondazh reperzentativ përmes 1018 intervistave telefonike. Rezultatet janë, sikurse shprehet përmbledhtas studiuesi Roberto Heinrich, “në pjesën më të madhe qetësuese”.
Shumica e gjermanëve e pranojnë përgjegjësinë
Të pyetur “nëse mendoni për nacionalsocializmin a do të thonit, që krimet e nacionalsocializmit kujtohen shumë, me masë apo fare pak?”, më shumë se gjysma e personave të pyetur thanë, se kultura e kujtesës është në masën e duhur. Një në katër gjermanë mendon, se kjo kujtesë është e tepruar dhe një në gjashtë gjermanë në të kundërt, mendojnë, se në Gjermani kujtohen fare pak krimet e nacionalsocializmit.
“Së fundi dikush tha, se: ‘tani pas 75 vjetësh të fundit të Luftës së Dytë Botërore ne nuk duhet të merremi më kaq shumë me kohën e nacionalsocializmit, por duhet ta mbyllim këtë kapitull.’ A do të thonit që ai ka të drejtë, apo jo?”, ishte pyetja e dytë. 60 përqind e të anketuarve – me shumicë të qartë – u përgjigjën, se janë kundër mbylljes së këtij kapitulli. 37 përqind do të preferonin që t’i lihet tashmë së shkuarës koha e nacionalsocializmit. Në këtë drejtim ka një rritje krahasuar me hulumtimet e realizuara në dy vitet e shkuara nga “Memo Deutschland – Multidimensionaler Erinnerungsmotor”, kur vetëm 26 përqind e e të pyeturve preferonin këtë më 2018, 33 përqind më 2019 dhe sondazhi aktual shënon një rritje edhe me katër pikë më shumë.
Përveç kulturës së kjujtesës dhe debatit për mbylljen e këtij kapitulli në një kategori të tretë pyetjesh u trajtua çështja e përballjes me nacionalsocializmin. Tre ndër katër të pyetur u shprehën, se p.sh. vizita në një nga memorialet e kampeve të përqëndrimit si Auzhvici apo Buhenvaldi në të ardhmen duhet të jenë pjesë e lëndës mësimore në shkolla.
61 përqind mendojnë se duhet të përballen me rolin e familjeve të tyre në kohën e nacionalsocializmit. Një shumicë e ngushtë me 55 përqind në të kundërt nuk e konsideron të nevojshme, që për azilkërkuesit politik të jetë e detyrueshme që t’iu transmetohen dijet mbi krimet e nacionalsocializmit.
Një arsimim i lartë nxit gatishmërinë për kulturën e kujtesës
“‘Arsimimi ndihmon’, ishte reagimi i parë i një kolegut tim, kur u njoh me aspektet anësore të këtij studimi”, thotë eksperti Roberto Heinrich. Ajo që spikat është, se në debatin për mbylljen e kapitullit të nacionalsocializmit: janë 21 përqind vetëm një në pesë veta që kanë mbaruar maturën dhe janë në prag të studimeve. Ndërsa 56 përqind – më shumë se gjysma – mendojnë që kjo temë duhet të vazhdojë të trajtohet. “Ka një mazhorancë të qartë, që thotë, se ne duhet të vazhdojmë ta trajtojmë temën e nacionalsocializmit”, ky është konkluzioni i studimit vë në dukje Heinrich.
Fraksion.com