AktualitetPolitikëTë fundit

Rama vizitë në Itali, takim me Di Maion: Po organizojmë Konferencën e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë në Romë, Itali, ku do po zhvillon një takim me ministrin e Jashtëm, Luigi De Maio.

Në takimin në Palazzo della Farnesina në Romë, kryeministri Rama dhe De Maio do të diskutojnë për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama shprehet se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

Di Maio habitet nga shifra por shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE më 17 shkurt në Bruksel se do të gjendet një zgjidhje aty.

Kryeministri Rama  ndërkohë  takohet sot edhe me homologun Giuseppe Conte. Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Italisë thuhet se “Kryeministri Giuseppe Conte, e enjte 23 janar, do të takohet në orën 10.30 me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama”.

Fraksion.com