AktualitetPolitikëTë fundit

Rama – Conte në vigjilje të Konferencës së Donatorëve: Italia mike mbështetje të mëtejshme për Rindërtimin

Kryeministri Edi Rama u prit sot me një ceremoni zyrtare nga homologu italian Giuseppe Conte, në Palazzo Chigi në Romë.

Gjatë takimit, Rama dhe Conte do të diskutojnë për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel.

“Palazzo Chigi, Romë – Me Kryeministrin, Giuseppe Conte, për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel”, shprehet Rama.

Kryeministri italian Conte e falënderoi Ramën për vizitën, ndërsa u shpreh se ka interes të veçantë se si po ecën tani faza e rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Më herët Kryeministri Rama u prit në takimin në Palazzo della Farnesina në Romë nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi De Maio, me të cilin diskutoi gjithashtu për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

 

Fraksion.com