“Mr. Bitcoin”; I dyshuari rus për pastrim parash, Alexander Vinnik të ekstradohet në Francë
Ekstradimi i shtetasit rus Alexander Vinnik në Francë tani mund të vazhdojë, pas një vendimi të Këshillit të Shtetit grek, i cili u botua të enjten.
Vinnik, i cili u arrestua në Greqinë veriore në korrik të vitit 2017, aktualisht kërkohet nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Rusi, ku që të gjitha këto kanë lëshuar fletë-arreste ndërkombëtare për të.
Ai akuzohet se ka përdorur monedhën Bitcoin për qëllime të pastrimit të parave.
Gjykata supreme administrative greke e hodhi poshtë kërkesën e Vinnik që kërkonte anulimin e vendimit të ministrit të Drejtësisë, Kostandinos Tsiaras për ekstradimin e tij në Francë, pastaj në Shtetet e Bashkuara dhe në fund në Rusi. I dyshuari rus gjithashtu është përmendur shpesh si “Mr. Bitcoin. ”
Plenari i Këshillit të Shtetit, i kryesuar nga gjykatësi Athanasios Rantos, konsideroi se ministri i Drejtësisë kishte diskrecion të gjerë në vendosjen nëse urdhëronte apo jo ekstradimin e të dyshuarit.
Këshilli i Shtetit gjithashtu vendosi që ministri të ketë autorizimin të vendosë rendin e vendeve në të cilat do të ekstradohet i dyshuari.
Fraksion.com