Life StyleTë fundit

“I’m the boss”: Rudina Dembacaj publikon mesazhet e dashurisë me Mark Frrokun

Vitin 2020, Rudina Dembacaj zgjodhi ta nisë me një lajm të bujshëm.

Ajo pranoi publikisht lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku duke publikuar foto ku shfaqej pranë tij.

Dyshja uroi festat e fundvitit me foto ku shfaqeshin mjaft të dashuruar.

Që nga ajo ditë, Rudina nuk i kursen më postimet me Markun në rrjetet sociale dhe kujdeset që komentet t’i mbajë të bllokuara.

Së fundmi ajo ka publikuar edhe një foto të bisedës që ka bërë me partnerin e ri në WhatsApp.

Në bisedë ata kanë një ‘debat’ se kush është shefi në marrëdhënien e tyre dhe me shaka e kalojnë situatën. Rudina: Ok, you are the boss Marku: Të dua Rudina: Ishte shaka I’m the boss Marku: Hahahah yes

 

Fraksion.com