AktualitetBota+Të funditTeknologji

“Djalli” elektronik, mjeti i manipulimit saudit në Twitter

Përderisa përmbajtjet manipulative që përhapen në Twitter përmes një rrjeti të quajtur “Diavolo” që shërben për Arabinë Saudite janë në rritje në vitet e fundit, rrjeti social i njohur botërisht ishte i pasuksesshëm të parandalojë këtë rrezik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të publikuar në ueb-faqen Middle East Eye me seli në Angli, një nga rrjetet më aktive manipulative online në Lindjen e Mesme në Twitter ende vazhdon ndikimin. Ndërsa pezullimi i disa llogarrive të rreme nga Twitteri nuk mjafton në parandalimin e këtij rreziku.

Akademiku Marc Owen Jones, i cili e shkroi artikullin, theksoi se Diavolo që prodhon përmbajtje për kanalin televiziv Saudi-24 dhe mjeteve tjera të transmetimit të lidhura me të, nëpërmjet Twitter-it është duke përhapur postime me fjalime të urrejtjes sektare, anti-semitizëm dhe postime manipulative në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggit.

Qëllimi i programit kompjuterit, Diavolo, që në gjuhën italiane ka kuptimin e “djallit”, është që përmbajtjet propagandistike që i postojnë këto kanale t’i përhapin sa më shumë e mundur.

Me këtë qëllim nëpërmjet aplikacionit TweetDeck të Twitterit janë duke postuar tweet-e automatike nga ushtritë e llogarive të rreme të prodhuara në rrjet poashtu nëpërmjet të njëjtit program.

“Një iniciativë shumë e koordinuar”

Në artikull më tutje, bëhet e ditur se, për të analizuar ndikimin e llogarive të rreme në rrjet, është e nevojshme që të bëhet një kërkim duke përdorur hashtagun e një nga shteteve të Lindjes së Mesme në Twitter.

Theksohet se llogaritë e rreme që njihen edhe si “bot”, me anë të metodës “copy-paste” zakonisht e shpërndajnë të njëjtën përmbajtje dhe se në pjesën e poshtme të djathtë gjendet edhe linku i videos së kanalit Saudi-24.

Jones i cili në artikullin e tij gjithashtu ndan me lexuesit edhe të dhënat nga hulumtimi që ka përgatitur mbi Diavolo, potencon se llogaritë e lidhura me njëri-tjetrin janë dizajnuar në atë mënyrë që të duken pjesërisht reale. Por, ai tërheq vëmendjen se në të vërtetë afër 3.700 llogari automatike dhe gjysmë-automatike në rrjet janë të llogarive të rreme.

Në hulumtim janë përdorur duke u analizuar rreth 20.000 tweet-a të shpërndara nga llogaritë e rreme. Data e krijimit të llogarive, platformat ku përdoren, numri i ndjekësve dhe ngjashmëritë në postimet në këto llogari janë në mesin e faktorëve që përcaktojnë vallë llogaritë mund të vlerësohen ose jo si të dyshuar.

Potencohet se në rast se merren parasysh një numër i madh të fjalëve të përbashkëta të përsëritura në rrjet, këto aktivitete manipulative janë “tejet të koordinuara”.

Në shënjestër të llogarive të rreme gjenden Turqia, Irani dhe Katari

Autori më tutje tërhoqi vëmendjen se rrjeti shpeshherë fokusohet në Turqinë, Iranin dhe Katarin. Një të tretat e postimeve në rrjet e përbëjnë hashtaget #Iran, ndërsa Turqi, Katar dhe Arabia Saudite përbëjnë 17 për qind të postimeve totale.

Ai rikujton se pas ankesave të bëra Twitter ka pezulluar 1800 llogari, duke bërë të ditur se rrjeti është shumë i gjerë se kjo shifër dhe se këto parandalime ndikojnë shumë pak në aktivitetet e rrjetit.

Sipas atij, rrjeti, pavarësisht disa eliminimeve vazhdon të përhapë propagandë pro-saudite dhe dezinformime. Rrjeti veçanërisht është duke zhvilluar operacion mbrojtjeje ndaj kritikave ndaj administratës saudite, gjithashtu arrin edhe deri në listën e “trend topic” (TT).

Autori Jones, gjithashtu tërheq vëmendjen se rrjeti në vitin 2018, ka qenë shumë aktive për të përhapur teori konspirative se Turqia është gjoja përgjegjëse në vrasjen e Jamal Khashoggit, por se këto teori konspirative tashmë kanë dështuar. Gjithashtu rrjeti vendosi video “spam” me reklamat e kompanive saudite në hashtagun “JamalKhashoggi” në tetor të vitit të kaluar, me rastin e përvjetorit të vrasjs së Khashoggit.

Në artikull gjithashtu përmendet edhe hashtagu i hapur #floridashooting (Sulmi në Florida) pasi një ushtar me origjinë saudite qëlloi për vdekje tre ushtarë amerikanë në Florida, hashtag ndaj të cili u krye “spam” për “Mbështetjen e Arabisë Saudite ndaj luftës me terrorizmin”.

“Këndi i vdekur i Twitterit”

Autori thotë se me vazhdimin e pranisë së rrjetit, Twitter nga ana e Arabisë Saudite është duke u përdorur si armë, gjë e cila shkakton pyetjen se në Twitter ka një “kënd i vdekur” (Bling Spot) në lidhje me këtë situatë.

Ndërkohë, nëntorin e vitit të kaluar 3 shtetas sauditë, dy prej të cilëve punonjës të Twitter-it, ishin dënuar nga administrata amerikane me akuzën se janë duke spiunuar në favor të Rijadit.

Por, drejtuesi i lartë i Twitter-it, Jack Dorsey, pavarësisht se administrata e Twitter-it ishte edhe më parë në dijeni në lidhje me këtë shkelje, u takua me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

 

Fraksion.com