AktualitetPolitikëTë fundit

“Anti-shpifja” në Komisionin e Venecias; Basha: Dëmton rëndë lirinë e medieve

“Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias”, tha sot Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa theksoi se paketa cenon të drejtën e fjalës.

Basha tha se akti i Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë lirinë e fjalës.

“Ky akt provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e medieve në Shqipëri. Nga ana tjetër, është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi vërejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të medieve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, tha ai.

 

Fraksion.com