Vizita zyrtare në Ukrainë, Cakaj: Konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren
Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pjesë e vizitës zyrtare të kryetarit të OSBE-së, Edi Rama në Ukrainë tha sot se gjatë vizitës u zhvilluan takime të niveleve të larta politike, si dhe u vizituan zonat e prekura nga konflikti.
“Konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren dhe vizituam zonat e prekura nga konflikti, për të dhënë shembullin e përkushtimit të plotë të Kryesisë së Shqipërisë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi” -thotë Cakaj.
Kryeministri, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Kryetari i Radhës i OSBE-së, Edi Rama, së bashku me Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, qëndruan në Ukrainë, në një vizitë dyditore.
Kjo ishte vizita e parë zyrtare e zhvilluar, që prej marrjes së Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.
Fraksion.com