“NATO në Irak”; Zyrtari i lartë i NATO-s takon zëvendës ministrin e Jashtëm të Irakut
Ditën e djeshme, martë (21 janar 2020), Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet Dr. John Manza dhe delegacioni i tij u takuan me Zëvendës Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Irakut Z. Abdul Karim Hashim Aboualgus dhe ekipin e tij.
Zëvendës Ministri dhe Dr Manza diskutuan gjendjen aktuale të Misionit të NATO-s në Irak dhe bashkëpunimin midis Republikës së Irakut dhe NATO-s.
Ata ranë dakord që bashkëpunimi i fortë midis Republikës së Irakut dhe NATO-s është me dobi të ndërsjellë.
NATO mbetet e përkushtuar në misionin trajnues në Irak, i cili kontribuon në luftën kundër terrorizmit.
Fraksion.com