AktualitetNATO/BETë fundit

“Euvropa dhe SHBA dy anë të së njëjtës monedhë”; Stoltenberg: Bashkëpunimi NATO-BE ka arritur nivele të paparë

Duke iu drejtuar Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nën-Komitetit për Siguri dhe Mbrojtje të martën (21 janar 2020), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përshëndeti bashkëpunimin më të ngushtë NATO-BE, duke përfshirë sigurinë detare, lëvizjen ushtarake dhe kundërveprimin e sulmeve kibernetike dhe hibride.

Ai përshkroi Evropën dhe Amerikën e Veriut si “dy anë të së njëjtës monedhë” dhe theksoi rëndësinë e një lidhje të fortë transatlantike në mënyrë që të ruajë paqen dhe sigurinë në Evropë.

Takimi është pjesë e angazhimeve të rregullta të Sekretarit të Përgjithshëm me institucionet e BE-së.

 

Fraksion.com