Stuhi vdekjeprurëse në Spanjë, kërcënon edhe Francën
Stuhia e fuqishme Gloria, që përfshiu të hënën pjesën më të madhe të Spanjës lindore, shkaktoi vdekjen e së paku katër personave.
Rajonet përreth Valencias dhe Ishujve Balearik u goditën më së keqi, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta.
Mbi 30 provinca në Spanjë u vunë në gjendje të gatishmërisë.
Autoritetet thanë se një person humbi jetën në provincën Avila, pasi u godit nga tjegulla që fluturonin.
Një grua e pastrehë u ngri për vdekje pranë Valencias, një viktimë u regjistrua në rajonin Asturias dhe një në qytetin Moiksent.
Stuhia më vonë lëvizi në jug të Francës, ku mediat lokale cituan parashikues të motit duke thënë se ajo është më e keqja në rajon që nga viti 1982.
Spanja dhe Franca u goditën nga përmbytje të mëdha edhe në tetor të vitit të kaluar.
Fraksion.com